Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) kërkon nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) kërkojnë që Qeveria të bëjë zgjidhjen e pagesave për kontratë kolektive sepse Ministritë janë nënshkruese të kontratave kolektive e jo komunat, shkruan Gazeta “Enigma”.
Asociacioni përmes një njoftimi kanë kërkuar nga ministria përkatëse që sa më parë, të i lejoj komunat të kenë qasje në sistemin e pagesave të zyrtarëve financiarë.
“Që nga mesi i mujit korrik 2024, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT, ka bërë mbylljen e qasjes në sistem të pagesave të zyrtarëve financiarë të komunave të Vitisë dhe Deçanit për shkak të obligimeve që burojnë nga kontratat kolektive për arsim dhe shëndetësi, dhe që për këto komuna është një shqetësim i madh dhe një shumë e pa përballueshme për buxhetet komunale. Vlerësohet që kjo shumë është milionëshe. Kjo mund t’i ndodhë edhe komunave të tjera në të ardhmen. Komunat kërkojnë që Qeveria të bëjë zgjidhjen e pagesave për kontratë kolektive sepse Ministritë janë nënshkruese të kontratave kolektive e jo komunat”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Andaj, si Bord i Asociacionit të Komunave të Kosovës shprehim shqetësim të thellë dhe kërkojmë gjetjen e zgjidhjes sa më parë nga Ministria e MFPT për këtë çështje, sepse edhe po të bëhet anulimi i të gjitha projekteve të pa tenderuara, komunat nuk munden t’ii mbulojnë as gjysmën e këtyre mjeteve”, ka njoftuar Ibrahimi nga AKK.
“Poashtu, kërkojmë nga ministria përkatëse që sa më parë, të i lejoj komunat të kenë qasje në sistemin e pagesave të zyrtarëve financiarë, sepse një gjë e tillë është e pa drejtë dhe ka bllokuar në tërësi punën dhe projektet që janë duke u zhvilluar e poashtu edhe pagesat që duhet të bëhen në afat të caktuar”. /Gazeta Enigma/