Petar Petkoviq, drejtor i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Serbi, ka thënë të mërkurën se “Albin Kurti s’mund ta akuzojë Beogradin për bllokimin e dialogut”.
Deklarata e Petkoviqit vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar të mërkurën se “Serbia e ka shtyrë takimin e tij me Aleksandër Vuçiqin”.
Por sipas Petkoviqit, Kosova “e ka obligim” miratimin e Asociacioni të Komunave Serbe, raporton Tanjug.
“Beogradi, i udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiq, do të jetë gjithmonë i gatshëm t’i përgjigjet çdo thirrjeje për dialog, por dialog produktiv mund të bëhet vetëm me një bashkëbisedues të besueshëm dhe konstruktiv, gjë që Kurti nuk është dhe nuk ka qenë kurrë”, ka thënë Petkoviç.
Vetëm dy takime kanë ndodhur mes Kurtit dhe Vuçiqit, që kur Kurti hyri në zyrën e kryeministrit, marsin e vitit të kaluar.
Në të dy takimet nuk ishte arritur as një dakordësi. Por dialog ka pasur dialog edhe të nivelit teknik, ku janë arritur disa marrëveshje si ajo për targat dhe tash për energjinë.