Reagon Gjilani pas incidentit me Fushë Kosovën, kërkojnë të trajtohet rasti me seriozitet

Reagon Gjilani pas incidentit me Fushë Kosovën, kërkojnë të trajtohet rasti me seriozitet

Gjatë ditës një ngjarje tjetër jo e hijshme e ka karakterizuar futbollin kosovar.

Një incident tjetër ka ndodhur në mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit, ndeshje kjo e grupmoshave të reja U19.

Lidhur me rastin ka reaguar Shkolla e futbollit SC Gjilanit, përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ku kanë sqaruar ngjarjen.

Sipas këtij njoftimi “me të përfunduar ndeshja, futbollisti me numrin “7” i ndihmuar nga bashkëlojtarët e tij, pasi e ofendojnë rëndë në baza familjare gjyqtarin kryesor të ndeshjes, e godasin dhe shqelmojnë futbollistin Femi Kryeziu”.

Tutje në komunikatë thuhet se “Në tentim për të mbrojtur bashkëlojtarin e tyre për t’u mos u shqelmuar më tutje, janë përfshirë futbollistët dhe pjesa e stafit që kanë tentuar në çdo formë ta mbyllin incidentin në fushë”.

Ndërkaq edhe pas përfundimit të ndeshjes sipas këtij njoftimi, futbollistë, zyrtar dhe persona të pa identifikuar kanë goditur futbollistët e Gjilanit në dhomat e zhveshjes, me ç’rast katër sportist kanë marrë trajtim mjekësor. /Gazeta Enigma

Postimi i plotë:

Related Articles