Reagon Klinaku: Po të kishte drejtësi, dëshmitarët e Hagës do të duhej të ishin në burg

Reagon Klinaku: Po të kishte drejtësi, dëshmitarët e Hagës do të duhej të ishin në burg

Ushtruesi i detyrës së OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas dëshmisë së Fadil Fazliut në Gjykatën Speciale.

Fazliu ka deklaruar pafajësinë ndaj akuzave drejt tij.

Me anë të një shkrimi në Facebook Klinaku, ka kritikuar sistemin e drejtësisë dhe ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar për shpifje ndaj Ushtrisë Çlirimtare të

“Prokurorët, Gjykatësit, por edhe Avokatët punojnë vetëm për çështjen e tyre materiale. Po të kishte drejtësi, dëshmitarët e ZPS-së që po shpifin ndaj UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj, qoftë me vullnet, qoftë me kërcënim e shantazh nga ana e ZPS-së, duhet të ishin në burg”, tha ai.

Ai u shpreh i bindur se akuzat ndaj Fadil Fazliut, Bashkim Smakës, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, të cilët po akuzohen nga ZPS-ja për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, janë të pabazuara dhe se drejtësia po manipulohet për qëllime të caktuara. /Gazeta Enigma

Related Articles