Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me armë ndaj Policisë së Kosovës në liqenin e Ujmanit, e cila ishte duke vendosur një barkë patrulluese.
Kurti në Twitter tha se kjo është hera e dytë në një javë që Policia e Kosovës po sulmohet nga bandat kriminale në vëri të Kosovës.
“Rreth 10 të shtëna pati në drejtim të Policisë Kufitare që po vendoste një varkë patrullimi në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, ka shkruar Kurti.
Ai gjithashtu njoftoi se janë duke u bërë hetime për sulmin.
“Fatmirësisht, shpëtuam nga pasojat me viktima dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por, bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”.
Policia e Kosovës më herët doli me një deklaratë që njoftoi për këtë sulm, duke shtuar se nuk ka mbetur askush i lënduar.
“Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, ka njoftuar Policia