Reagon MPJ, thotë se Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të Rusisë

Reagon MPJ, thotë se Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të Rusisë

Pas situatës së krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

MPJ thotë se Kosova qëndron me Ukrainën, ndërsa thekson se bota duhet t’i përgjigjet Putinit me vendosmëri.

“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë. Putini po bën edhe një herë luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive në gjithë Evropën për shumë vjet. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij”, thuhet në reagim.

Veprimi i fundit i Rusisë nxiti reagimin e mbarë botës. Edhe Shqipëria qe ndër vendet e para që reagoi mbrëmë pas situatës së tensionuar si kurrë më parë.

SHBA sheh përgatitje për një operacion të mundshëm zgjerimi nga ana e Rusisë, duke përfshirë ngarkimin e anijeve amfibe dhe pajisje ngarkimi për njësitë ajrore.

Ndryshe, Rusia mbrëmë vonë nisi t’i fusë forcat e saj në Donetsk dhe Luhansk, dy rajonet në Ukrainën lindore, të cilat paraprakisht presidenti rus Vladimir Putin i njohu si të pavarura. /Gazeta Enigma/.

Related Articles