Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës që të fillojë hetimet për rastin e arrestimit gjatë kryerjes së detyrës së kameramanait të EkonomiaOnline, Albion Selitaj, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Institucionet e rendit dhe ligjit e kanë përgjegjësi të bëjnë punën në mënyrë profesionale dhe brenda kornizave ligjore, duke respektuar të drejtat e secilit e duke mbrojtur secilin nga padrejtësitë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje ata kanë shtuar se “pas rastit të sotëm me kameramanin e agjecisë së lajmeve EO, Ministri i Punëve të Brendshme menjëherë ka kërkuar nga Inspektoriati Policor i Kosovës të fillojë hetimet për rastin. Policia e Kosovës është ndër institucionet me besueshmërinë më të lartë tek qytetarët falë punës dhe angazhimit profesional të tyre që dëshmohet çdo ditë”./Gazeta Enigma/