Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryetari Agim Ademi ka vendosur që mos t’ia vazhdojë kontratën trajneres së Kosovës A te vajzat, Afërdita Fazlija.
Gazeta Enigma ka kontaktuar trajneren Fazlija e cila ka thënë se nuk e dinë arsyen e shkarkimit të saj nga posti i Kosovës A.
Ajo ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të dalë me një reagim.
“Me të thënë të drejtën nuk kam as informatë as takim e as arsye. As nuk e kam pa ende vendimin, dikush më shkruajti prej mediave para nja pesë minutave nuk kam ndonjë informatë. Nesër do të dali me një deklaratë sepse nuk kam pasur as paralajmërim as takim”, ka thënë Afërdita Fazlija për Gazeten Enigma.
“KE analizoi edhe punën e Shtabeve teknike të Kombëtareve si Kombëtares“A” të femrave, U21, U19 , U17, U15 dhe U17 e U19 e femrave. Në këtë drejtim KE mori vendim që përzgjedhëses së Kombëtares “A” të femrave dhe gjithë Shtabit teknik të mos i vazhdohet kontrata-bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin e FFK-së.