Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, ka reaguar lidhur me vendimin për dënim me burgim të përjetshëm për kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq, raporton Gazeta Enigma.
Sipas MPJ-së, së Turqisë, vendimi për dënim të përjetshëm për kriminelin serb është vendim i drejtë nga Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalin Penal.
Më tutje në reagim thuhet se urojnë që ky vendim të shërbejë për paqe dhe pajtim në Bosnjë e Hercegovinë.
Ata kanë uruar që raste të tilla të mos ndodhin më.
“Vendimi në fjalë edhe pse nuk i ndal vuajtjet e familjarëve të viktimave të gjenocidit të Sebrenicës, është një vendim i drejtë në aspektin e përcaktimit të drejtësisë. Urojmë që vendimi të shërbejë për paqe dhe pajtim në Bosnjë e Hercegovinë dhe në rajon si dhe të kontribuojë që sulme të ngjashme të mos përsëriten më”, thuhet në reagim.