Reagon UNMIK-u pasi Amerika kërkoi që të t’i japë fund misionit në Kosovë

Reagon UNMIK-u pasi Amerika kërkoi që të t’i japë fund misionit në Kosovë

“Mandati i UNMIK-ut, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, është që të ofrojë kushte për një jetë të qetë dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës”.

Kështu ka thënë Sanam Dolatshahi, zëdhënës i UNMIK’ut për euronews serbia, teksa i është përgjigjur kërkesës amerikane që mandati i UNMIK’t të mbarojë.

“Për këtë qëllim, UNMIK-u punon për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, forcimin e sundimit të ligjit dhe promovimin e angazhimit të rëndësishëm. e grave dhe të rinjve”, ka vazhduar ai.

Siç raporton euronews serbia, zyrtarët kosovarë shpesh kanë kërkuar që mandati i UNMIK’ut të përfundojë.

Pos tyre një kërkesë e ka pasur edhe shefja e Misionit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.

Megjithatë, UNMIK’u sot nuk e ka autoritetin që e ka pasur dikur. Por vazhdon ta ketë ndikimin e njëjtë në Veriun e Kosovës.

Related Articles