Real Madridi është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, vetëm falë përmbysjes spektakolare në “Santiago Bernabeu” kundër Manchester Cityt.
“Mbretërit” triumfuan 3:1 ndaj “Qytetarëve” në ndeshjen e kthimit, mirëpo vetëm pas 120 minutave lojë.
Mahrez hapi serinë e golave në minutën e 73-të, gol që dëshpëroi shumë kampin vendas dhe tifozët e pranishëm në stadium.
Megjithatë, Los Blancos nuk u dorëzuan dhe fillimisht barazuan rezultatin në minutën e 90-të me anë të Rodrygos.
I njëjti dy minuta më vonë realizoi me kokë, për të “shpërthyer” në festë tifozët e Real Madridit dhe për të dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në start të pjesës së parë të vazhdimeve, Karim Benzema u tregua i saktë nga penalltia të cilën e fitoi vetë dhe i siguroi Real Madridit “biletën” e finales së madhe.
Kësisoj, Real Madridi luan në finale të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin në Paris.