Real Madrid është tjetr nivel, triumfojnë ndaj Barcelonës

Real Madrid është tjetr nivel, triumfojnë ndaj Barcelonës

Barcelona ishte dy herë në epërsi. Por në fund mbeti pa pikë dhe kështu Real Madridi mund të bëhet gati për festën e madhe për titull të kampionit në La Liga.

Real Madridi fitoi 3:2 “El Clasicon” e së dielës mbrëma, që u zhvillua në “Santiago Bernabue”.

Gjashtë xhiro para fundit, Real Madridi udhëheqë në tabelë me 81 pikë. Barcelona i ka 70 pikë. Pra Reali është tashmë i paarritshëm.

Klasikja e fundit e këtij edicioni i takoi xhiros së 32-të të kampionatit spanjoll. Dhe ishte e denjë për emrin që e mbanë. Dy skuadrat kanë ofruar ndeshje të madhe e momente dramatike. Në fund festuan madrilenët.

Andreas Christensen kaloi në epërsi 1:0 Barcelonën në minutën e gjashtë. Vinicius Junior barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 18-të, me golin nga penalltia.

Fermin Lopez shënoi sërish për Barcelonën në minutën e 69-të. Menjëherë në minutën e 73-të, Lucas Vazquez barazoi në 2:2.

Në minutat shtesë, përkatësisht në minutën e 92-të, në skenë doli Jude Bellingham që shënoi golin e fitores së madhe, 3:2.

Related Articles