Real Madrid – Manchester City, formacionet e mundshme

Real Madrid – Manchester City, formacionet e mundshme

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri sot.

Një super ndeshje pritet të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, atje ku Real Madrid dhe Manchester City do të përballen në ndeshjen kthyese.

Rezultati i ndeshjes së parë ishte 4 me 3, në një takim që prodhoi spektakël të madh, me skuadrën angleze që ka një avantazh që nuk garanton asgjë.

Megjithatë, Real Madridi synon më patjetër përmbysjen e rezultatit, gjë të cilën nuk e ka bërë asnjëherë më parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ja formacionet e mundshme të kësaj sfide.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr

Manchester City: Ederson; Cancelo, Dias, Laporte, Zinchenko; Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Jesus, Foden

Related Articles