Prishtinë: Babai rrah vajzën e mitur, pasi kuptoi se është në lidhje dashurie

Policia ka njoftuar se një burrë nga Prishtina ka sulmuar vajzën e tij të mitur, pasi ka kuptuar se ajo ishte në lidhje dashurie me një person, raporton Gazeta “Enigma”.



Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima është dërguar në strehimore.

“Prishtinë, 03.05.2022-14:46.  Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur viktimën femër kosovare, dyshohet për shkak se e njëjta ishte në lidhje (dashurie) me një person. Me vendim të prokurorit, viktima dërgohet në strehimore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Gazeta Enigma.

Related Articles