EKSKLUZIVE: SC Gjilani licencohet për vitin e pestë më radhë, merr pjesë për të dytin vit në garat evropiane

EKSKLUZIVE: SC Gjilani licencohet për vitin e pestë më radhë, merr pjesë për të dytin vit në garat evropiane

Sport Club “Gjilani” këtë sezon ka arritur t’i sigurojë edhe matematikisht garat evropiane, shkruan Gazeta Enigma.

“Kuqebardhët” aktualisht renditen në vendin e dytë me 58 pikë të mbledhura ku kanë mbetur edhe 4 ndeshje për t’u zhvilluar.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se klubi gjilanas ka arritur të licencohet për vitin e pestë me radhë dhe kësisoj do merr pjesë për herë të dytë në garat evropiane.

Klubi gjilanas viteve të fundit është skuadra më e organizuar në vend dhe më korrekte.

Kujtojmë që Gjilani sot do e zhvilloj derbin lokal ndaj Dritës me fillim nga ora 15:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles