Real Madrid triumfon në derbin madrilien

Real Madrid triumfon në derbin madrilien

Real Madridi e ka fituar derbin e kryeqytetit spanjoll kundër Atletico Madridit.

“Mbretërit” triumfuan 1:2 në stadiumin “Ëandametropolitano” kundër rivalëve të përbetuar lokal.

“Paqja” u thye në minutën e 18-të kur Rodrygo realizoi në portën e Oblak, pas asistimit fantastik nga Tchouameni.

Los Blancos gjetën edhe golin e dytë me anë të mesfushorit Valverde që topin e kthyer nga shtylla e goditur nga Vinicius, e dërgoi në rrjetë.

Atletico Madridi tentoi të rikthehej në lojë që të paktën ta shmangnin disfatën me golin e Hermosos në minutën e 83-të, por ajo ishte e gjitha çfarë arritën në derbin madrilen.

Real Madridi vazhdon të jetë lider i La Ligas me 18 pikë, dy më shumë se Barcelona. Atletico ka dhjetë pikë në vendin e shtatë.

Related Articles