Skuadra e Real Madridit mbrëmë siguroi finalen e madhe të UEFA Champions League pasi eliminoi Bayern Munchen me rezultatin 2:1.
Por, ekipi i Carlo Ancelottit sot ka marrë një lajm jo të mirë – dhe bëhet fjalë për futbollistin Aurelien Tchouameni.
Mesfushori i Kombëtares së Francës ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së mbrëmshme dhe pritet të mungoj disa ditë.
Madje, flitet se Tchouameni mund të mungoj edhe në finalen e madhe të “Wembleyt” ndaj Borussia Dortmundit.
Kujtojmë që mbrëmë mesfushori francez u largua nga loja në minutën e 70’të dhe u zëvendësua nga bashkëkombasi i tij, Camavinga.
Get well soon, Aurelien Tchouameni.
Real Madrid needs you at Wembley. pic.twitter.com/G0tUJ2G6tz— Madrid Zone (@theMadridZone) May 9, 2024