Reali e City, në garë për Haalandin

Reali e City, në garë për Haalandin

Dy gjigantët evropianë do të mundohen ta transferojnë sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmundit

Erling Haaland është sot njëri prej sulmuesve më të kërkuar në tregun evropian.

Në garë për futbollistin norvegjez janë futur gjigantët e futbollit evropian.

Sulmuesin e Borussia Dortmundit e pëlqejnë mbi të gjitha Real Madridi dhe Manchester City.

Tashmë ka nisur një duel në mes të klubit spanjoll dhe atij anglez për ish-futbollistin e Salzburgut.

Mediumi spanjoll “Sport” raporton se City synon ta marrë Haalandin për t’i zëvendësuar të larguarit Sergio Aguero dhe Ferran Torres.

Kurse, Reali do ta rrisë interesimin për lojtarin mbi të gjitha nëse dështon ta transferojë Kylian Mbappen.

Gjithashtu, menaxheri Mino Raiola nuk e ka përjashtuar mundësinë që lojtari të përfundojë në Barcelonë.

Related Articles