Rekord rastesh me koronavirus në Premierligë

Rekord rastesh me koronavirus në Premierligë

Një numër rekord prej 103 rastesh kanë rezultuar pozitive me COVID në shtatë ditët e fundit, duke përfshirë edhe ditën e diel, 26 dhjetor, kur janë zhvilluar pesë ndeshje në Premierligë.

Nga këto shifra, në mesin e të infektuarve ka futbollistë dhe staf të klubeve të elitës së futbollit anglez. Rekordi i mëparshëm javor i ligës ishte 90 raste, i shpallur një javë më parë.

Gjithsej 15,186 teste u kryen midis 20 dhe 26 dhjetorit, pasi Premierliga ka rifilluuar me praktikimin e testimit të përditshëm të lojtarëve dhe stafit. Pesëmbëdhjetë ndeshje të Premierligës janë anuluar deri më tani gjatë dhjetorit për shkak të rasteve të koronavirusit.

Related Articles