Reali fiton me lehtësi ndaj Elches, shkëlqen Benzema

Reali fiton me lehtësi ndaj Elches, shkëlqen Benzema

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Elches me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 21-të në La Liga.

Me të filluar ndeshja mbretërit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Marco Asensio në minutën e tetë për 1-0.

Pas disa rasteve, Real Madridi fitoi penallti në minutën e 30-të që u kthye në gol nga Karim Benzema (2-0).

Pak pa u mbyll pjesa e parë, sërish penallti për Real Madridin dhe sërish nga pika i bardhë ishte i saktë Benzema për 3-0.

Krejt në fund shënoi edhe Luka Modric për rezultatin përfundimtar 4-0.

Me këtë fitore Real Madridi mbetet në pozitën e dytë me 48 pikë, tetë më pak se Barcelona.

Related Articles