Real Madridi ka siguruar një fitore tejet të rëndësishme ndaj Manchester Cityt, në ndeshjen me eliminim direkt që çon në 1/8 e Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, për të kaluar tutje, Reali duhet ta mbajë këtë rezultat ose të mos pranojë tre gola në ndeshjen kthyese, e cila do të zhvillohet në Manchester javën e ardhshme.
Ishte Federico Valverde që shkëlqeu për Realin në këtë ndeshje, duke shënuar tre gola në pjesën e parë.
Në pjesë të dytë, nuk pati gola.
