Real Madridi i ka bërë ofertë shkëmbimi Interit për mesfushorin Nicolo Barella, i cili po pëlqehet nga trajneri Carlo Ancelotti.
“Marca” ka raportuar të enjten se Reali ia ka ofruar Interit kartonin e Deni Ceballosit dhe Nacho Hernandezit plus para për Barellan.
Mesfushori italian ka pasur paraqitje të mira sezonin e shkuar dhe te Reali po shihet si përforcim i duhur për mesfushën.
Ceballos dhe Nacho pëlqehen nga Interi, por ekipi italian po heziton për të pranuar një ofertë të tillë pasi nuk po dëshiron të privohet nga Barella.
25-vjeçari iu bashkua Interit para dy vjetësh nga Cagliari dhe ka kontratë deri në vitin 2026.