Real Madridi ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës, pasi ia doli të mposhte Atletico Madridin me rezultat 5-3, por vetëm në vazhdime.
Ndeshja më mirë filloi për Los Cholchoneros, që kaluan në epërsi pas vetëm shtatë minutash me golin e Mario Hermosos që u asistua nga Antoine Griezmann.
Por, nga ky gol filloi edhe dominimi i Real Madridit që nuk pati të ndalur me gola.
Në minutën e 20-të, Luka e Modric e gjeti në mënyrë perfekte Antonio Rudigerin nga harkimi prej këndit, me gjermanin që shënoi me kokë për 1-1.
Pas vetëm dhjetë minutash nga goli i parë, madrilenët shënuan edhe të dytin, tani nëpërmjet Ferland Mendyt, që u asistua prej Dani Carvajalit.
Mirëpo, Atletico Madridi nuk u dorëzua dhe realizoi golin e barazimit në minutën e 37-të me anë të Antoine Griezmann, me Rodrigo de Paul që ishte asistuesi.
Pjesa e dytë ishte më e qetë për nga numri i golave, pasi u shënuan vetëm dy, për dallim nga e para ku u shënuan katër.
Real Madridi lëshoi shumë raste të arta për gol, derisa u ndëshkua nga Atletico në fund të takimit.
Ishte minuta e 78-të e ndeshjes, kur nga një tollovi e krijuar në zonë, Antonio Rudiger nuk arriti të shmangë presionin e Alvaro Moratas dhe realizoi një auto-gol.
Kur lojtarët e Diego Simeones menduan se po e fitonin takimin, Dani Carvajal realizoi në minutën e 85-të nga një top i kthyer për rezultatin 3-3.
Ndeshja ka shkuar në vazhdime, ndërsa skuadrat do t’i kenë dy herë nga 15 minuta në mënyrë që t’i shmangin penalltitë.
Real Madridi ishte tejet me fat, pasi Stefan Savic realizoi auto-gol në minutën e 116-të, për ta kthyer epërsinë në 4-3.
Fitoren e tyre e vulosi Brahim Diaz, që realizoi për 5-3 në minutën e 120+2-të.
Në finale, Real Madridi do të pres fituesin e duelin mes Barcelonës dhe Osasunës.