Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj paralajmërimeve për reduktim të energjisë elektrike në vend.
“Nuk iu kemi me borxh të na kthejnë me dekada prapa”, ka shkruar ai.
Sipas tij, me reduktimet e energjisë po kthehet situate e viteve të para luftës çlirimtare 1998-1999.
“Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore”, theksoi ai.