Rekord i ri: Asnjë i vdekur nga COVID-19, vetëm një rast pozitiv

Rekord i ri: Asnjë i vdekur nga COVID-19, vetëm një rast pozitiv

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, teksa është raportuar vetëm një rast pozitiv, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1 mijë e 419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Njoftimi i MSH-së:

18 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.

Në total numri i rasteve aktive është 632. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Related Articles