Rekordi i zi i Fiorentinës

Rekordi i zi i Fiorentinës

Skuadra e Fiorentinës del nga garat evropiane edhe me në humbje të një finaleje.

Në histori të klubit ata kanë depërtuar në këtë fazë plotë 5 herë por të mërkurën ishte dështimi i tyre i 4-të.

Violat kanë qenë të suksesshëm në sezonin 1960/1961 kur kanë fituar garën e UEFA-së Kupa e Fituesve të Kupës.

Por Fiorentina ka dështuar që të dal fituese e Kupës së Evropës në sezonin 1956/1957, më pas të Kupës së Fituesve të Kupës 1961/1962, Kupës së Evropës 1989/1990 dhe Ligës së Konferencës 2022/2023.

Në anën tjetër Giacomo Bonaventura u bë vetëm futbollisti i tretë në histori që shënon në finale për Fiorentinën.

Këtë e ka bërë para tij Luigi Milan kundër Rangers në sezonin 1960/61 në kuadër të Kupës së Fituesve të Kupës dhe Renato Buso kundër Juventus-it në sezonin 1989/90 në Kupën e UEFA-së.

Related Articles