Rekordmeni Zekirija Ramadani!

Rekordmeni Zekirija Ramadani!

Pasi Prishtina arriti të shpallet sot kampione e Kosovës në futboll, kryetrajneri i kësaj skuadre ka vendosur një rekord të ri në futbollin kosovar.

Shkupjani Zekirija Ramadani sot u bë trajneri i parë që arrin të bëhet kampion i Kosovës me tri skuadra të ndryshme: Trepça ‘89 (2016/2017), Feronikeli (2018/2019) dhe Prishtina (2020/2021).

Ndërkohë, me dy skuadra të ndryshme kampionë kanë arritur të shpallen Afrim Tovërlani (Feronikeli dhe Prishtina) si dhe Gani Sejdiu (Feronikeli dhe Trepça).

Related Articles