Ish-komandanti i UÇK’së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook ka reaguar ndaj kritikave që erdhën së fundmi në drejtim të tij, nga bashkëluftëtarët, për një deklaratë të tij lidhur me Kurtin.
E lidhur me këtë deklaratë, shumë bashkëluftëtarë të afërt të Remit reaguan duke i thënë të fundit se Kurti s’e ka kapur kurrë pushkën me dorë gjatë luftës.
Mustafa tha se fjalët e bashkëluftëtarëve të tij nuk meritojnë reagimin e tij, andaj edhe nuk do të merret me ta.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të ish-komandant Remit:
E vërtet që shumë ushtarë nuk e kanë ditur dhe nuk kanë pas arsye ta dinë shumë zhillime të mira që kishte në UÇK.Këtë deklaratë kam dhënë pasi u pyeta për deklaratën e Kryeministrit dhënë në Bruksel ku tha se në Ballkanin Perëndimor duhet pastruar skena politike nga kriminelët e luftës dhe të paqës.Rrustem Mustafa: Po flet ashtu sikur ai e njeh problemin, në vendin tonë nuk ka pasur krime lufte nga çlirimtaret. Unë Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar!
Postimi i tij i plotë.