Renditja e pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit pas procesit të intervistimit

Renditja e pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit pas procesit të intervistimit

Pas përfundimit të procesit të intervistimit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) përmes një komunikate njofton se cila është renditja e pesë kandidatëve që janë në garë për Kryeprokurorin e Shtetit.

Në garë për këtë pozitë janë: Blerim Isufaj, ish-kryesues i KPK-së dhe aktualisht kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Armend Hamiti, prokurori i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, si dhe Lulzim Sylejmani e Shqipdon Fazliu, të dy prokurorë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

KPK njofton se pas përfundimit të intervistës, secili nga anëtarët e Panelit vlerësues ka bërë në mënyrë të pavarur poentimin e kandidatëve, ndërsa pas kalkulimit të të gjithë poenëve, në prani edhe të monitoruesve të këtij procesi, kandidatët janë renditur si në vijim:

Blerim Isufaj;

Shqipdon Fazliu;

Kujtim Munishi;

Armend Hamiti;

Lulzim Sulejmani.

Related Articles