Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 626 pacientë me COVID.
Sipas njoftimit prej tyre 527 kanë të konfirmuar pozitiv me virus.
26 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa 470 gjenden në oksigjeno-terapi.