Kosova ka shënuar rënie ekstreme në lirinë e medias, duke u renditur 99-a në botë nga 180 shtete në indeksin vjetor të 2025-s për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, raporton Gazeta Enigma.
Për këtë ka reaguar edhe juristja për media, Flutura Kusari e cila thekson se “kjo është pozita më e ulët në të cilën është rankuar Kosova në dekadën e fundit, pra nga viti 2015”.
Arsyet e kësaj rënie dramatike sipas saj janë: “Sulmet politike ndaj gazetarëve, përmendet specifikisht akuza e pabazë ndaj gazetarëve se kinse bashkëpunojnë me armikun, Radio Televizioni i Kosovës, Ligji për Komisionin e Pavarur për Media, Bojkoti ndaj mediave para zgjedhjeve, Moszbatimi i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, Vëzhgimi i gazetarëve, Policia dhe prokuroria i hetojnë rastet por nuk ngrisin aktakuza, Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike”
“Kosova ka qenë kampione e lirisë së medias në Ballkan. Tash është vendi i ranguar në poziten më të ulët”, vlerëson ajo. / Gazeta Enigma.