Rënia e natalitetit mund të ndikojë që Japonia të mos funksionojë si shoqëri

Rënia e natalitetit mund të ndikojë që Japonia të mos funksionojë si shoqëri

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka thënë që vendi i tij rrezikon të mos mund të funksionojë si shoqëri për shkak të rënies së natalitetit.



Japonia që ka një popullësi prej 125 milionë banorësh ka pasur 800 mijë lindje më pak vitin e kaluar, ndërkaq kjo shifër në të 1970-tat ishte mbi dy milionë.

Mirpëo një problem shtesë është që në këtë vend është rritur jetëgjatësia, e që do të thotë se është një numër në rritje i të moshuarve, dhe një numër në rënie i punëtorëve që kujdesen për ta.

“Japonia po qëndron në teh të asaj se a mund të vazhdojmë të funksionojmë si shoqëri”, u ka thënë Kishida deputetëve.

“Përqendrimi i vëmendjes në politikat për fëmijë dhe rritjes së tyre është një problem që nuk mund të presë e nuk mund të shtyhet”.

Related Articles