Sveçla konfirmon hetimet për incidentin në Leposaviq: Dhuna ndaj policisë nuk tolerohet

Sveçla konfirmon hetimet për incidentin në Leposaviq: Dhuna ndaj policisë nuk tolerohet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur thellësisht i brengosur për incidentin e fundit në Leposaviq.



Ai shtoi se dy persona me veturë tentuan t’i shmangen postbllokut policor.

Sipas tij, ata kanë goditur me dashje veturën e Policisë së Kosovës dhe kanë vënë në rrezik jetën e policëve.

“Policët e PK-së janë detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën”, shkroi ai në Twitter.

LEXO EDHE: Konfirmohet lajmi i Gazetës Enigma: Ndaj Policisë së Kosovës u gjuajt me armë zjarri

I pari i MPB-së u shpreh se një hetim është duke u zhvilluar dhe Inspektorati Policor i Kosovës është i përfshirë në mënyrë aktive.

“Dua të jem i qartë: asnjë formë dhune ndaj policisë sonë nuk do të tolerohet. Mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit është prioriteti ynë kryesor”, përfundoi ai.

Policia e Kosovës tha se në Bistricë të Leposaviqit ka shtënë me armë zjarri drejt një veture, pasi ajo nuk është ndalur për kontroll.

Sipas një njoftimi për media të Policisë së Kosovës, vetura gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës, duke “rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”.

LEXO EDHE: Automjeti që sulmoi policinë në Leposaviq ishte Audi Q5 e zezë me targa të Çaçakut

Incidenti ndodhi pasi Policia e Kosovës kishte vendosur një pikë kontrolli për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike, por edhe për të parandaluar krimin dhe kontrabandën.

Autoritetet e rendit thanë se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq përveç hetimeve për rastin, PK ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor për procedura të mëtejme.

Related Articles