Tash e sa kohë është raportuar për rënien e numrit të popullsisë në Kosovë.
Edhe më tej duket se ky trend po vazhdon dhe eksperët thonë se faktorët kyq janë emigrimi dhe rënia e natalitetit.
Të njejtin u kanë bërë thirrje institucioneve shtetërore që të hartojnë politika për uljen e emigrimit.
Demografi Sami Behrami ka folur për Radio Kosovën dhe ka konsideruar si shqetësues këtë fakt derisa ka thënë se është koha e fundit që institucionet të merren seriozisht me problemin e migrimit, përcjellë Gazeta Enigma.
Ndërkaq Besim Gallopeni nga Shoqata e Sociologëve të Kosovës, konsideron se faktorët kryesorë janë lëvizjet e popullsisë dhe numri i ulët i lindjeve, derisa u shpreh se pasojat mund t’i prekin të gjitha fushat.
Në raportet vjetore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), dhjetëra-mijëra persona largohen çdo vit nga Kosova drejt vendeve të huaja.
Ndërsa para gjashtë muajve, ASK-ja bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2022, e kanë lëshuar Kosovën mbi 41 mijë persona. /Gazeta Enigma