Rënia në indeksin e lirisë së mediave, reagon Hykmete Bajrami

Rënia në indeksin e lirisë së mediave, reagon Hykmete Bajrami



Kosova ka shënuar rënie ekstreme në lirinë e medias, duke u renditur 99-a në botë nga 180 shtete në indeksin vjetor të 2025-s për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, raporton Gazeta Enigma.

Për këtë ka reaguar deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, e cila e sheh si arsyje kryesore për këtë rënie “çasjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti ndaj mediave”.

“Ky nuk është vetëm një indeks në një raport ndërkombëtar, është pasqyrë e katër viteve ku pushteti i Kurtit ka sulmuar gazetarët, ka denigruar mediat kritike dhe ka tentuar të heshtë fjalën e lirë”.

LEXO EDHE: Kosova shënon rënie ekstreme në lirinë e medias

“Gjatë katër viteve të fundit gazetarët janë etiketuar si “bashkëpunëtorë të Serbisë”, janë përballur me padi, kërcënime, bojkote dhe fyerje të përditshme. Ky diskurs sot është bërë normë dhe është rezultat i sjelljes katërvjeçare të LVV-së në pushtet. Ky diskurs e kjo sjellje është brejtësi që po shkatërron themelet e demokracisë. Sot, Kosova renditet e 99-ta në mesin e 180 shteteve aty afër me Mongolinë dhe Mozambikun, kjo tregon se shoqëria jonë sot është më e frikësuar dhe më pak e lirë. Demokracia nuk ndërtohet duke heshtur gazetarët, ajo fillon pikërisht aty ku pushteti pyetet dhe përgjigjet”, theksoi ajo.

Bajrami thotë se gjatë katër viteve të fundit gazetarët janë etiketuar si “bashkëpunëtorë të Serbisë”, janë përballur me padi, kërcënime, bojkote dhe fyerje të përditshme.

“Demokracia nuk ndërtohet duke heshtur gazetarët, ajo fillon pikërisht aty ku pushteti pyetet dhe përgjigjet.Derisa LVV po mban peng institucionet, si vend po degradojmë në çdo sferë. Prandaj, është me rëndësi konstituimi i institucioneve që merren menjëherë me problemet e qytetarëve dhe të gazetarëve. S’ka demokraci aty ku s’ka media të lira”, shtoi ajo.



Related Articles