Reshje të mëdha të shiut – A do të ketë rrezik për vërshime edhe në ditët në vazhdim?

Reshje të mëdha të shiut – A do të ketë rrezik për vërshime edhe në ditët në vazhdim?

Tash e disa ditë, temperaturave të ulëta i janë shoqëruar edhe reshjet e mëdha të shiut, ku si pasojë ka pasur vërshime në disa Komuna të Kosovës.

Mirëpo, se a do të ketë rrezikë në ditët në vazhdim për vërshime edhe më të mëdha, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik tha për Gazetën Enigma se nuk do të ketë rrezikë.

“Në ditët në vazhdim nuk do të ketë rrezik për vërshime. Rreziku sot kalon”, ka thënë Aliu.

Aliu thekson se reshje të shiut do të ketë deri të mërkurën, megjithatë temperaturat e ulëta do të vazhdojnë.

“Edhe sot do të ketë reshje të shiut, por në disa pjesë të Dukagjinit do të vazhdojnë reshjet por që intensiteti i tyre do të bie. Pastaj, nga dita e mërkurë reshjet do të ndëpriten, por që temperaturat do të jenë të ulëta, jo minuse por do të jenë 8-14 gradë C, ndërsa ato minimale 0-6”, tha tutje ai.

Për shkak të reshjeve të mëdha dhe vërshimeve, Sveçla i bëri thirrje qytetarëve që përballë kësaj situate të krijuar, të kenë kujdes të shtuar.

“Momentalisht, situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Emergjente në të gjitha komunat”.

“Përballë kësaj situate të krijuar, ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar. Qendrat Operative Emergjente janë në detyrë dhe në gjendje gatishmërie andaj ju lus të kontaktoni përmes numrit emergjent 112 rreth çdo vështirësie me të cilën mund të përballeni”, ka shkruar Sveçla.

Ndryshe, rafshi i Dukagjinit ishte pjesa më e prekur nga këto vërshime, të cilat shkaktuan dëme në Pejë, Istog e  Klinë. Përpos në këto qytete vërshime kishte edhe në komuna të tjera si Mitrovicë, Gjakovë, Deçan, Malishevë, Vushtrri e Junik.

Mirëpo situatë e qetë me reshjet është paraqitur gjatë ditës së sotme ( e hënë), ku situata po shkon drejt stabilizimit. /Gazeta Enigma/.

Related Articles