Për shkak të reshjeve të borës, mungesë të energjisë elektrike kanë pësuar rajonet e Prishtinës, Ferizajt, Mitrovicës dhe Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar Lulzim Krasniqi nga KEDS-i.
Tutje Krasniqi tha se ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike.
Reshjet e borës kanë nisur të bien në orët e hershme mëngjesin e sotëm.