Rexhepi krenar me lojtarët e tij edhe pse humbi nga Drita

Rexhepi krenar me lojtarët e tij edhe pse humbi nga Drita

Trajneri i Feronikelit ’74, ka insistuar se në bazë të lojës së treguar në fushë ndaj Dritës, ekipi i tij e ka merituar fitoren.

Rexhepi shtoi se Drita pati më shumë fat dhe triumfoi me rezultatin 2:0, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll që u zhvillua të enjten në Drenas.

Rexhepi shtoi se ndihet krenar me karakterin e ekipit të tij, i cili pati paraqitje shumë të mirë por nuk arriti t’i konkretizoj rastet e krijuara.

Po ashtu, Feronikeli ’74, humbi edhe një penallti pasi gjuajtjen e Robert Rrahmanit e priti portieri Florjan Smakiqi.

“Mburrem me futbollistët dhe karakterin që treguan në fushë. Nuk e kemi merituar as barazimin, por vetëm fitoren për shkak se kemi luajtur me ekipin më të mirë të Kosovës. Kemi shfaqur një ndeshje të mirë dhe kemi humbur raste të shumta. Ishte një lojë shumë e mirë dhe përgëzoj futbollistët që zbatuan detyrat me përpikëri. Drita me fat e fitoi ndeshjen, pasi me lojë Feronikeli e ka fituar këtë përballje”, ka thënë Rexhepi për “ArtMotion”.

Related Articles