Janë mbyllur ndeshjet e javës së dhjetë në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan përballjet e forta, por sa i përket golave ishte më e varfër se zakonisht.
Ferizaj ka vazhduar me fitore, duke mposhtur kësaj radhe si mysafir Feronikelin 74 me rezultat 1-0.
Dukagjini e ka ndalur në barazim pa gola Ballkanin në një ndeshje të luftuar.
Gjilani është rikthyer nga humbja në momentet e fundit, duke mposhtur Llapin me rezultat 2-1.
Malisheva dhe Drita kanë luajtur pa gola në derbin e kësaj jave të zhvilluar në “Liman Gegaj”.
Suhareka ka marr një fitore të madhe, duke e mposhtur Prishtinë me rezultat 2-1, ku kryeqytetasit humbën një penallti në kohën shtesë.
Sa i përket renditja, ka pak ndryshime, pasi që Ballkani dhe Malisheva mbesin lider me nga 18 pikë.
Në pozitat tre dhe katër janë Prishtina dhe Suhareka që kanë tubuar nga 16 pikë, por të dyja kanë nga një ndeshje më pak se të tjerat.
Drita është e pesta me 15 pikë, ndërsa ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, pikërisht kundër Prishtinës dhe Suharekës.
Llapi është i gjashti me 14 pikë, ndërsa Ferizaj është i shtati me 13 pikë.
Gjilani ngjitet në vendin e tetë me 12 pikë, duke mbajtur zonën e barazhit. Dukagjini është i nënti me 10 pikë, ndërsa në fund është Feronikeli 74 me dy pikë.
Në javën e 11-të takohen: Ballkani – Gjilani, Dukagjini-Suhareka, Llapi-Feronikeli, Ferizaj – Malisheva, Drita – Prishtina.