Rohde: Raporti për lirinë e medias të lexohet si një libër detyrash për Qeverinë e re

Rohde: Raporti për lirinë e medias të lexohet si një libër detyrash për Qeverinë e re

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pasi Kosova shënoi ngritje ekstreme në raportin e Reporterëve Pa Kufij, në fushën e lirisë së medias, raporton Gazeta Enigma.

Të gjeturat e raportit sipas tij duhet të shërbejnë “si libër detyrash” për ekzekutivin e ri.

LEXO EDHE: Kosova shënon rënie ekstreme në lirinë e medias

“Kosova ka rënë për 24 vende në Raportin e Lirisë së Medias të Reporterëve pa Kufij, në vitin 2024, duke u renditur e fundit në rajon, edhe pas Serbisë. Raporti lexohet si një libër detyrash për qeverinë e re, duke e nënvizuar atë që duhet bërë për të siguruar një shtyp të lirë – qendrore për secilën demokraci vibrante dhe reziliente”, ka shkruar Rhode në Blue Sky. / Gazeta Enigma.

Related Articles