Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton qytetarët se rruga në Pikën Kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në territorin e Serbisë
Qarkullimi tani është i lejuar në të dy drejtimet. Megjithatë, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit për shkak të mundësisë së vonesave të lehta dhe për sigurinë e të gjithëve.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për Qytetarët – Rihapet Rruga në Pikën Kufitare Merdarë
Njoftohen të gjithë qytetarët se rruga në pikën kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në teritorin e Serbisë.
Qarkullimi tashmë është i lejuar në të dy drejtimet, luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik të qarkullojnë me kujdes të shtuar, për shkak të sigurisë dhe mundësisë së vonesave të lehta.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj!
Për më shumë kontaktoni në numrat:
045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095.