Gjyqtari i njohur kosovar, Mentor Ajeti, i është rikthyer fushës së gjelbër për të ndarë drejtësi në ndeshjet e futbollit.
Ajeti nuk ishte deleguar në asnjë ndeshje pas gabimit në ballafaqimin Dukagjini – Prishtina në sezonin e kaluar, raporton Gazeta Enigma.
Gjyqtari i njohur e kishte pranuar gabimin e bërë në atë ndeshje kur e pranoi golin e parregullt të skuadrës së Dukagjinit dhe kishte kërkuar falje përmes një postimi publik në profilin e tij në ‘Facebook’.
Tashmë gjyqtari Ajeti ka filluar përsëri të ndajë drejtësinë në futbollin e Kosovës. Në javën që e lamë pas, ai ka gjykuar ndeshjen e Ligës së Parë mes Suharekës dhe Dinamos së Ferizajt.
/Gazeta Enigma/