Emocionet e elitës së futbollit tonë rikthehen këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 19-të, të parat për stinorin pranveror.
Pjesa e dytë e garave parashikohet të jetë e ‘nxehtë’ në garën për titull të kampionit, daljen në Evropë dhe mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo xhiro nis sot me dy ndeshjet e para të xhiros së 19-të, ku do të përballen Ballkani-Dukagjini dhe Drita-Malisheva, duele këto që pritet të sjellin shumë rivalitet dhe spektakël në fushë.
Të dy takimet fillojnë në ora 12:00.