Emocionet e futbollit kosovar do të rikthehen sot nga ora 14:00 me dy super ndeshje, shkruan Gazeta Enigma.
Gjilani – Drenica dhe Dukagjini – Ballkani janë dy super përballjet që luhen ost në kuadër të xhiros së 28-të.
Gjilanit i duhet fitorja në ndeshjen e sotme për të mbetur në hap për titullin e kampionit edhe duke shpresuar në një gabim të Ballkanit, kurse Drenicës i duhet fitorja për mbijetesë.
Dueli tjetër është mes Dukagjinit dhe Ballkanit, të dy skuadrat luajnë me aspirata të ndryshme.
Dukagjinit i duhet fitorja për të dalur nga zona që e dërgon në Ligën e Parë, kurse Ballkanit I duhet fitorja për të vazhduar drejt titullit të kampionit./GAZETA ENIGMA/