Të dielën e 15 shtatorit skuadra e Rilindjes ka humbur nga Drenica me rezultatin 2-1 në ndeshjen e Ligës së Parë, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas përfundimit të ndeshjes ajo që ra në sy në rrjetet sociale ishte pranimi i golave nga portieri i Rilindjes 1974, Armend Ruxhi.
Klubi i KF RilindjA 1974 përmes një njoftimi në profilin e tyre zyrtar në Facebook kanë njoftuar se pasi kanë analizuar mirë ndeshjen kanë vendosur që të suspendojnë portierin e tyre – teksa ftojnë FFK që ta hetojnë takimin.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Reagim zyrtar. Pas ndeshjes së fundit të xhiros së IV-të ndërmjet KF Rilindja 1974 dhe KF Drenica, dhe pas analizimit të detajuar të video-incizimeve dhe rrjedhës së ndeshjes, KF Rilindja 1974 ka vendosur të suspendojë për një kohë të pacaktuar portierin tonë, Armend Ruxhi deri në zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura.
Ne kërkojmë nga organet kompetente të Federatës së Futbollit dhe drejtësisë që të hetojnë sa më shpejt këtë rast, pra angazhimin e portierit tonë gjatë kësaj ndeshje.
Në videot e mëposhtme mund të shihni pamjet e golave të pranuara nga Armend Ruxhi. /Gazeta Enigma/