Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri sot në orën 16:00 janë rinumëruar 742 nga 2,557 vendvotime.
Procesi po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 20 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 742 nga 2,557 vendvotime. Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
