Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar mobilizim për kandidatin për deputet, Shaip Kamberi në përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc.
Krasniqi tha se Kamberi është një patriot i guximshëm që si deputet ka punuar pa ndalë për interesat e shqiptarëve, pranadaj sipas tij duhet mobilizim dhe mos të lejohet që Kamberit t’i merret mandate nga duart.
“Shaipi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës që të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë – e i cili nuk guxon të ndalet. Mobilizohuni dhe dilni e votoni”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe, ditë më parë Gjykata ka vendosur që zgjedhjet të ripërsëriten në Tërnoc.