Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes tragjike të punonjësit të KEK-ut

Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes tragjike të punonjësit të KEK-ut

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punonjësit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Migjen Sadiku, në vendin e punës.

Përmes një deklarate publike, Rizvanolli ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e jetës së punonjësit të KEK-ut, duke theksuar se rasti tashmë është në hetim nga organet përgjegjësem.

Ajo ka bërë të ditur se ka kërkuar nga KEK-u shtim të vëmendjes në zbatimin e rregulloreve dhe protokolleve të sigurisë në punë, si nga ndërmarrja ashtu edhe nga kontraktorët, me qëllim parandalimin e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së punonjësit të KEK-ut, Migjen Sadiku, në vendin e punës.

Përderisa organet përgjegjëse hetojnë rastin, nga KEK kam kërkuar vëmendje të shtuar për zbatimin e rregulloreve dhe protokoleve për siguri në punë nga ndërmarrja dhe kontraktorët për të evituar incidente të tilla në të ardhmen.

Ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorve të të ndjerit” shkroi Rizvanolli.

Related Articles