Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që të shtrenjtohet energjia elektrike pas rënies së temperaturave.
Kështu ka thënë ajo në komisionin parlamentar për Ekonomi.
Sipas Rizvanollit, si rrjedhojë e motit të mirë në këtë kohë dhe uljes së kërkesës për energji elektrike, çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar rënie dukshëm.
Ajo e ka arsyetuar propozim-vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji elektrike edhe për 30 ditë, për çka kërkoi nga Komisioni miratimin e këtij propozimi.