Rizvanolli: Peleti do të përfshihet në ligjin që parashihet për përcaktimin e çmimeve tavan

Rizvanolli: Peleti do të përfshihet në ligjin që parashihet për përcaktimin e çmimeve tavan

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar masa të reja sa i përket çmimit të peletit, i cili është rritur dukshëm në krahasim me vitin e kaluar.

Ajo përmes një konference për media ku foli për marrëveshjen që është nënshkruar me MCC-në tha se Qeveria është duke i shfrytëzuar të gjitha mundësitë që peleti të përfshihet në ligjin që parashihet për përcaktimin e çmimeve tavan.

“Sa i përket çmimit të peletiti e kemi parasysh situatën në tregu ku kemi një rritje të çmimit e cila vjen kryesisht si pasojë e rritjes ë çmimit të importit. Jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe peleti do të përfshihet në ligjin që parashihet për përcaktimin e çmimeve tavan. Përveç kësaj do të shohim edhe mundësi të tjera të bashkëpunimit me sektorin privat. Me prodhuesit vendor të peletiti për të parë nëse mund të rritet prodhimi i tyre dhe do të fillojmë një fushatë të luftimi më të rreptë të vjedhjeve të energjisë të cilat na kushtojnë me dhjetra miliona”, tha ajo.

Ndër të tjera Rizvanolli gjatë konferencës foli edhe për përgatitet që Qeveria është duke i bërë në lidhje me masat për ta përballuar krizën e energjisë për sezonin e dimrit

“Për të mundësuar përfitimin e energjisë me kushte më të mira gjatë dimrit do t marrim masa të shpejta të rritjes së efiçiencës së energjisë duke përfshirë këtu edhe subvencione për konsumatorët që shfrytëzojnë burime të tjera të energjisë jo energji elektrike për ngrohje mirëpo edhe për shtresat më të varfra për tu siguruar që ato kanë mundësinë që të mbajnë shtëpinë ngrohët gjatë dimrit”, deklaroi Rizvanolli.

Related Articles